Aktualitet

Shënohen 8 raste të reja me COVID-19 në Kavajë, zbulohet trendi i ri i qytetarëve, shtrojnë dreka e darka në azilet e të

1 Gusht 2020, 09:33 Nga DOSJA
Shënohen 8 raste të reja me COVID-19 në Kavajë, zbulohet

KAVAJË -Në qytetin e Kavajës është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Dosja.al mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë janë shënuar 8 raste të reja me COVID-19. Rastet e reja pritet të konfirmohen në raportin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Qytetarët e Kavajës ende nuk janë të ndërgjegjësuar pavarësisht shifrave të larta. Të njëjtat burime, bëjnë me dije gjithashtu se në këtë qytet ka nisur një trend i ri, teksa familjarët e viktimave, shtrojnë dreka dhe darka nëpër azilet e të moshaurve, duke qenë se lokalet nuk i lejojnë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetën edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 157. Po ashtu u konfirmuan edhe 79 raste të reja nga 500 testime të kryera. Aktualisht në spitalin Infektiv janë shtruar 115 pacientë, nga të cilët 66 janë në terapi intensive, ku 5 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne kavaje covid-19 ne kavaje

Sondazh

Poll