Aktualitet

I cilësuar si “macja e zezë”, Meta i jep Dekoratën “Nderi i Kombit”, portierit legjendar të Partizanit dhe Kombëtar

1 Gusht 2020, 09:54 Nga DOSJA
I cilësuar si “macja e zezë”, Meta i jep Dekoratën

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Dekoratën e Lartë, “Nderi i Kombit”, portierin legjendar të Partizanit dhe Kombëtares, Sulejman Maliqati, i cili sot mbush 92 vjeç. I cilësuar si ‘macja e zezë’, Meta shkruan për Maliqatin, se ai nuk pati kurrë nevojë për doreza, pasi topin nuk e ndiente vetëm me duar, por e njësonte me vetë qenien e tij.

Sipas presidentit, Maliqati është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve.

Postimi i plotë

Urimet më të përzemërta në 92-vjetorin e lindjes për Profesor Sulejman Maliqati, një nga portierët më të famshëm të të gjithë kohëve të futbollit shqiptar, legjendën e padiskutueshme të Partizanit dhe Ekipit Kuq e Zi, 7 herë kampion kombëtar dhe Nënkampion i lojrave të Leipzigut të vitit 1958. I cilësuar si “macja e zezë” dhe mburojë e pakalueshme e portës shqiptare, portieri që nuk luajti kurrë me doreza, pasi e ndiente topin jo vetëm me duar e gishta por e njësonte me vetë qenien e tij, Sul Maliqati, për gjithçka i ka dhënë futbollit gjatë karrierës, është një shembull frymëzues për historinë e sportit tonë dhe model frymëzimi i rrugës drejt suksesit për fëmijët dhe brezat e ardhshëm të sportistëve. Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga ikonat e historisë së futbollit shqiptar dhe në vlerësim të sakrificave për arritjen e rezultateve të shkëlqyera duke përfaqësuar denjësisht fanelën e Partizanit dhe ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenat ndërkombëtare sportive, duke na bërë krenarë të gjithëve, pata kënaqësinë ta çmoja me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”. Jetë të gjatë e me shëndet të plotë Sula ynë, njeriu me vlera dhe integritet të lartë qytetar, edukatori shembullor për brezat më të rinj si model i mjeshtërisë dhe atdhedashurisë!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta meta dekoron sulejman maliqatin sulejman maliqati ilir meta meta dekoron sulejman maliqatin sulejman maliqati

Sondazh

Poll