Aktualitet

Rriten shifrat e COVID-19 në Durrës, shënohen 15 raste të reja, janë shpërndarë në gjithë qytetin

1 Gusht 2020, 10:48 Nga DOSJA
Rriten shifrat e COVID-19 në Durrës, shënohen 15 raste të

DURRËS-Në qytetin e Durrësit është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Mësohet se gjatë 24 orët e fundit në qytetin bregdetar janë shënuar 15 raste të reja.

Personat e infektuar, janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit. Pjesa më e madhe e tyre janë raste kontakti, ndërsa ka edhe nga ata, për të cilët nuk dihet se nga e kanë marrë virusin.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetën edhe tre pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 157. Po ashtu u konfirmuan edhe 79 raste të reja nga 500 testime të kryera. Aktualisht në spitalin Infektiv janë shtruar 115 pacientë, nga të cilët 66 janë në terapi intensive, ku 5 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne durres covid-19 ne durres

Sondazh

Poll