Nuk u mor asnjëherë me politikë/ Kush është Aneta Rama, një nga gratë e para stomatologe në Shqipëri, njihej si mbesa e
1 Gusht 2020, 09:35Nga DOSJA
TIRANË- Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, nëna e kryeministrit shqiptar, Aneta Rama. Lajmin e hidhur e dha vetë kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se atë e kishte dritën e shtëpisë.
Por kush ishte Aneta Rama?
Aneta Rama është nënë e 2 djemve, Edi dhe Olsi Ramës. Ajo ka qenë bashkëshortja e Kristaq Ramës një prej skulptorëve më në zë të vendit. Nëna e kryeministrit ishte me origjinë nga Vunoi dhe njihej nga të gjithë si mbesa e Spiro Kolekës, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Por ajo asnjëherë nuk u përfshi në politikë.
Po kështu, Aneta Rama ka qenë një ndër gratë e para stomatologe të Shqipërisë, profesion ky që e ushtroi gjatë jetës. Studimet për stomatologji i kreu në Poloni dhe siç është shprehur vetë në një nga intervistat e pakta në media, ka qenë studente e shumë e mirë.
2 vite më parë ajo mori edhe çmimin “Nderi i stomatologjisë shqiptare”. Këtë çmim që e tërhoqi vetë kryeministri Rama në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË -Në qytetin e Kavajës është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Dosja.al mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë janë shënuar 8 raste të re...
TIRANË– Duke qenë se po përballemi me klime të egër pandemie, dasmat, fejesat apo gostitë ndalohen, por kjo nuk i ka penguar shumë administratorë lokalesh ...
KAMZË- Pamje të rënda nga vijnë nga Kamza. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme në rrugë shfaqet i shtrirë një burrë i gjakosur, i cili ka plagë në...
VLORË– Radhë kilometrike makinash në jug të vendit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, qindra makina janë bllokuar në trafik, në fshatin turistik...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Ndërkohë kryeministri sapo ka marrë vesh lajmin e hidhur ka shkuar me...
LEZHË– Të gjithë e dimë se ish-deputeti Eduard Ndocaj ka rënë në peshë. Ishin disa foto të publikuara nga gruaja e tij në rrjetet sociale, ato që ngjallën ...
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për ndarjen nga jeta të nënës së tij, Aneta Rama. Tha...
TIRANË-Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit, Aneta Rama. Në mesazhin e ngushëllimit, Urdhri i Stoma...
TIRANË- Ditë zie në familjen Rama, pasi është ndarë nga jeta nëna e kryeministrit Edi Rama. Nuk ka munguar edhe një dedikim nga Greg Rama për ndarjen nga ...