Aktualitet

U masakrua me këmbë karrigeje! Florian Lamçja vdiq nga çarja e aortës në parakrah dhe thyerja e kafkës, Sanxhanktari i de

31 Korrik 2020, 12:00 Nga DOSJA
U masakrua me këmbë karrigeje! Florian Lamçja vdiq nga

ELBASAN– Zbulohet shkaku i vdekjes së 40-vjeçarit Florian Lamçe në orët e para të mëngjesit të 30 korrikut. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 40-vjeçari është vrarë nga çarja e aortës në parakrahun e majtë dhe thyerja e kafkës. Mësohet se ai u godit në kokë me një këmbë karrigeje, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen. 

Njëri prej të dyshuarve kryesore për vrasjen e tij është edhe dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit, pas testit që i është bërë në Policinë e qytetit ka rezultuar se në gjak kishte 0.7 gl/l alkool, kur sipas ligjit nëse një person ka më shumë se 0,5 g/l, konsiderohet i dehur.

Gjithashtu Sanxhaktarit do t’i bëhen edhe analizat e gjakut për të parë nëse ka qënë ose jo nën efektin e lëndëve narkotike. Rezultatet përputhen edhe me dëshminë që i riu ka dhënë mëngjesin e sotëm në Polici, duke deklaruar se nuk mbante mend asgjë që i kishte ndodhur për shkak të konsumimit të alkoolit. 

Prokurori i çështjes, Kreshnik Ajazi ka kërkuar në Gjykatë masën “arrest me burg” për Sanxhaktarin, i cili është i akuzuar kryesor për vrasjen e 40-vjeçarit Lamçja. 

Ai bashkë me shokun e tij, Adriano Hajdarin u përfshinë në një sherr me mikun e tyre, 40-vjeçarin Florian Lamçe, i cili ndërroi jetë në vend. Dy të tjerët mbetën të plagosur dhe u dërguan fillimisht në spital dhe më pas u shoqëruan në Policia, si të dyshuarit kryesore lidhur me ngjarjen.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe sokol sanxhaktari terror ne elbasan vrasja e florian lamçes florian lamçe sokol sanxhaktari terror ne elbasan vrasja e florian lamçes

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Korrik 2020, 09:32

TIRANË– Dalin rezultatet e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të Shqipërisë. Nga votimet e zhvilluara ditën e djeshme, kanë dalë edhe emrat e rektorëve...