Aktualitet

Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë në Berat dhe Elbasan falin namazin ngjitur me njëri- tjetrin

31 Korrik 2020, 06:59 Nga DOSJA
Kurban Bajrami/ Besimtarët myslimanë në Berat dhe Elbasan falin

SHQIPËRI- Besimtarët myslimanë në rrethe nuk kanë respektuar protokollin e sigurisë gjatë faljes së namazit. Besimtarët e Beratit dhe të Elbasanit nuk kanë respektuar distancimin social teksa janë falur. Disa prej tyre janë të pajisur me maska, por qëndrojnë shumë afër me njëri-tjetrin.

Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme besimtarët e Beratit shfaqen brenda xhamive, ngjitur me njëri-tjetrin. Falja në xhaninë e Beratit është drejtuar nga myftiu Baftjar Këllezi.  Situata është pak më ndryshe në Elbasan, pasi falja e namazit është bërë jashtë ambienteve të xhamisë, por edhe atje nuk janë respektuar rregullat.

Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive, ku falën namazin. Falja e Kurban Bajramit u krye në xhami në orën 06:30, ndërsa në 06:35  u mbajt hytbeja e Kurban Bajramit. Besimtarët sot bëjnë kurban, në shenjë mirënjohje ndaj Zotit.

Çfarë është festa e Kurban Bajramit? 

Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë.  Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që flijoji djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji.  Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam  Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e kurban bajramit festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll