Aktualitet

Flakët shkatërruan një sipërfaqe të madhe pyjore, ja çfarë ka mbetur nga zjarri i fuqishëm në Mirditë

30 Korrik 2020, 20:12 Nga DOSJA
Flakët shkatërruan një sipërfaqe të madhe pyjore, ja

MIRDITË -Një zjarr i fuqishëm përfshiu ditë më parë pyjet e Zejmenit në Lezhë. Të favorizuara edhe nga era, flakët u përhapën me shpejtësi, duke kaluar në territorin e Mirditës.

Dosja.al, ka siguruar pamje nga ajo se çfarë ka mbetur në Rubik pas zjarrit. Shihet se flakët kanë shkatërruar një sasi të konsiderueshme pyjore.

Zjarri avancoi duke u afruar pranë banesave në Rubik, Katund të Ri dhe Bulger, duke rrezikuar jetën e banorëve, por edhe banesat e tyre. Për shuarjen e tij u mobiliziuan zjarrfikës dhe helikopterë nga ajri.

Pas disa orë përpjekjesh të zjarrfikësve, por edhe me ndihmën e helikopterëve nga ajri, u bë e mundur shuarja e flakëve, përpara se të arrinin tek banesat.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarri ne mirdite zjarri ne mirdite

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 16:29

TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...