Aktualitet

Keni bërë plane për plazh? Mos hezitoni, sot i nxehti afrikan “pushton” vendin, temperatura deri në 41 gradë

31 Korrik 2020, 05:40 Nga DOSJA
Keni bërë plane për plazh? Mos hezitoni, sot i nxehti afrikan

SHQIPËRI- Ditën e sotme i nxehti afrikan “pushton” pothuajse gjithë vendin. Sipas Meteoalb temperaturat në vendet e ulta dhe ato bregdetare do të shkojnë deri në 41 gradë. Vetëm në ekstremin verior-verilindor, gjatë orëve të pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave dhe rrebesh të izoluar shiu.

“Moti i kthjellët në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar ekstremin verior-verilindor, ku gjatë orëve të pasdites do të ketë grumbullim të vranësirave dhe ndonjë rrebesh i izoluar shiu. Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 41°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 3-4 ballë.”, njofton Meteoalb.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti 31 korrik 2020 moti 31 korrik 2020

Sondazh

Poll