Aktualitet

Besimtarët myslimanë në Fushë-Krujë kremtojnë jashtë xhamisë Kurban Bajramin, respektojnë distancimin social

31 Korrik 2020, 06:44 Nga DOSJA
Besimtarët myslimanë në Fushë-Krujë kremtojnë

FUSHË-KRUJË/ Besimtarët myslimanë të qytetit të Fushë-Krujës kanë kremtuar festën e Kruban Bajramit jashtë ambienteve të xhamisë. Me qindra besimtarë myslimanë janë grumbulluar në oborrin e xhamisë që në orët e para të mëngjesit, ku edhe falën namazin.

Ndërsa, hoxha Muharrem Vrana ka përcjellë mesazhin e paqes dhe të mirësisë. Ndonëse në një situatë pandemie nga virusi, ai tha se vetëm Allahu vendos për gjithça, ndërsa duhet të respektohen dhe masat e sigurisë.

Në faljen pranë xhamisë besimtarët thuajse kanë sfiduar rrezikun e infeksionit të virusit, duke u lutur. Ndërkohë,  ata kanë qenë të pajisur me maska dhe kanë respektuar protokollin e sigurisë.

Festa e Kurban Bajramit

Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë.  Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që flijoji djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji.  Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam  Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e kurban bajramit festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll