Aktualitet

E kishte fshehur në kroskot, kapet shqiptari në Itali me 1 kg heroinë, marrësi i ‘pakos’ mister

30 Korrik 2020, 20:31 Nga DOSJA
E kishte fshehur në kroskot, kapet shqiptari në Itali me 1 kg

ITALI-Policia italiane ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar, për shpërndarje të lëndëve narkotike. I riu u arrestua në Milano, ndërsa po lëvizte me makinë në rrugën “Di Vittorio a Peschiera Booromeo”.

Brenda makinës, policët gjetën 1 kg heroinë. Lënda ndarkotike ishte e ndarë në dy pako, secila nga 500 gr dhe ishte fshehur në kroskotin e makinës.

Menjëherë shqiptarit iu vunë prangat dhe u dërgua në qeli. Droga u sekuestrua nga policia, e cila po punon për të zbuluar personin, të cilit do t’ja dërgonte shqiptari.

Ky i fundit ishte i njohur nga policia penale, pasi kishte precedentë penalë të mëparshëm.

Marrë dhe përshtatur nga MilanoToday

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet shqiptari me heroine kapet shqiptari me heroine

Sondazh

Poll