Aktualitet

COVID-19 nuk ndal dasmat në Kukës, qytetarët këndojnë e kërcëjnë dorë për dore pa u shqetësuar për virusin

30 Korrik 2020, 20:43 Nga DOSJA
COVID-19 nuk ndal dasmat në Kukës, qytetarët këndojnë e

KUKËS- Situata nga koronavirusi në Kukës, sa vjen e përkeqësohet dhe sot janë shënuar 11 raste të reja. Sipas informacioneve mësohet se të infektuarit e sotëm janë vatra të reja dhe rastet e aktive sa vijnë dhe rriten.

Por shtimi i rasteve me COVID-19, nuk i pengon banorët që të grumbullohen dhe të thyejnë rregulla e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sot një faqe në Facebook me emrin Shishtaveci ka publikuar disa foto nga një dasmë që është organizuar në këtë zonë, ku shihet se banorët nuk respektojnë asnjë masë.

Të kapur dorë për dore dhe shëmë afër njëri-tjetrit, ata këndojnë e kërcejnë sikur të ishte një situatë normale. Por këtë dasmë nuk e ka parë as Policia e Rendit dhe as ajo Bashkiake, pasi nuk ka shkuar askush që ta ndalojë, pasi ështënjë burim infeksioni.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne kukes dasma ne kukes masat kunder covid 19 covid ne kukes dasma ne kukes masat kunder covid 19

Sondazh

Poll