Aktualitet

Nxirrte inerte nga lumi e tentoi te korruptojë policin që e ndaloi, pranga 41-vjeçarit në Kurbin

31 Korrik 2020, 06:33 Nga DOSJA
Nxirrte inerte nga lumi e tentoi te korruptojë policin që e ndaloi,

KURBIN– Një 41-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar inerte nga lumi Mat, madje në momentin që u pikas nga Policia, i riu tentoi që t’i jepte ryshfet efektivit.

Policia mori informacione se një subjekt po transportonte rërë nga shtrati i lumit Mat, dhe në momentin që ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Scania”, me iniciale B. M. Në momentin e ndalimit, 41-vjeçari i ka  ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve ndaj mbi të rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu penalisht është proceduar edhe kryeinspektori i IMT në Kurbin pasi akuohet për shpërdorim detyre.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kurbin

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, vihet në pranga 41-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte (rërë) të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. M., 41 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasin J. M., 41 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë kryeinspektor në IMT Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi mat policia e shtetit lumi mat policia e shtetit

Sondazh

Poll