Aktualitet

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, namazin e falin në xhamitë e vendit, në rrethe nuk respektohet protokol

31 Korrik 2020, 05:33 Nga DOSJA
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, namazin e

SHQIPËRI- Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarë iu drejtuan xhamive, ku falën namazin. Falja e Kurban Bajramit u krye në xhami në orën 06:30, ndërsa në 06:35  u mbajt hytbeja e Kurban Bajramit. Ndërkohë, ceremonia qendrore në Tiranë u zhvillua në Xhaminë e ‘Kokonozit’. Në këtë xhami u respketuan masat për COVID-19, pasi të gjithë besimtarët ishin të pajisur me maska dhe respektuan distancimin social.

Ndërsa besimtarët në rrethe kanë harruar COVID-19. Besimtarët e Beratit, Elbasanit dhe Korçës nuk kanë respektuar distancimin social teksa janë falur. Madje të paktë kanë qenë ata që kishin vendosur maskë.

Sakaq, në faljen e Kurban Bajramit kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu tha se ky vit do të mbahet mend gjatë tek besimtarët për shkak të pandemisë.

Dua t’ju përcjell urimet më të mira dhe falënderojmë Allahu pacit nga mëshira dhe bereqeti i zotit. Sot gjendemi në ditën e begatë të Kurban Bajramit ku atmosfera shpirtërore ndodhet anë e mbanë. Qofshit  të gëzuar me të afërmit e zemrës tuaj. Haxhi është pjesë e pandarë e besimtarëve myslimanë, ku është kulmi i përkushtimit fizik, por këtë vit për shkak të pandemisë mungesa e kësaj do të mbesë gjatë në mendjen e besimtarëve. Besimtarët e mirë mund të nxjerrin mesazhet e duhura dhe të kuptojmë urtësinë e zotit në këtë drejtim. Sot do të kryejmë faljen e kurbani Bajramit dhe kush ka mundësinë dhe therjen e kurbanit. Sot duhet ti jemi zotit mirënjohës që të gëzojmë dhe të tjerët me këtë festë me shpërndarjen e kurbani. Kjo nënkupton dashurinë dhe gatishmërinë e  myslimanëve për të qenë aty në nevojë”, tha Spahiu

Rregullat që duhet të respektojnë besimtarët gjatë faljes: 

• Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi. Të mbahet maska nga çdo besimtar.
• Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
• Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
• Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
• Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
• Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
• Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Çfarë është festa e Kurban Bajramit? 

Kurban Bajrami është një nga dy festat më të rëndësishme që kremtojnë besimtarë myslimanë në botë.  Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit që flijoji djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit. Për këtë arsye sot çdo familje myslimane duhet të bëjë një kafshë kurban, që është qingji.  Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjesë, ndërsa dy pjesët e tjera u jepen të afërmve dhe njerëzve në nevojë. Në kalendarin islam  Kurban Bajrami kremtohet në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festa e kurban bajramit festa e kurban bajramit

Sondazh

Poll