Masakroi me thikë dy italianët, arrestohet minoreni shqiptar, i erdhi në ndihmë bashkëkombasit të tij
30 Korrik 2020, 19:10Nga DOSJA
ITALI-Një minoren shqiptar është arrestuar nga policia italiane për tentativë vrasje. Sipas mediave italiane, 15-vjeçari plagosi me thikë dy italianë të moshave 22 dhe 18 vjeç, në Genova.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 18 korrikut në qendrën historike të qytetit. Sherri nisi pas një konflikti banal dhe përfundoi me plagosjen e dy të rinjvë në gjoks dhe shpatull. Autoritetet arritën të identifikonin shqiptarin, pas këqyrjes së kamerave në zonë dhe dëshmisë së adoleshentëve të tjerë që ndodheshin në vendngjarje.
Hetuesit kanë zbuluar se fillimisht italianët po konfliktoheshin me një shqiptar. Më pas në ndihmë të tij ka ardhur një shqiptar tjetër, i cili ka goditur me thikë italianët. Njërin prej italianëve e goditi në gjoks, ndërsa tjetrin 4 herë në shpinë. Pas arrestimit 15-vjeçari u dërgua në burgun e minorenëve “Ferrante Aporti” në Torino.
TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në një postim në Facebook, Meta bën thirrje që gjatë festimeve të b...
LIBRAZHD– Policia ka zhvilluar një aksion antikanabis në Librazhd. Mësohet se blutë kanë zbuluar një parcelë me kanabis në një zonë malore.Gjatë operacionit jan...
TIRANË-Ambasada e SHBA në Tiranë, ka përshëndetur përzgjedhjen e Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe i ka uruar sukses në detyrën e re. ...
TIRANË- Sot qindra pedagogë e mijëra studentë u janë drejtuar kutive të votimit dhe kanë zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve. Zgjedhjet janë bërë ...
TIRANË-Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Rushit Begaj, është betuar sot para presidentit Ilir Meta. Me dorën ...
TIRANË –Shqipëria po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19, teksa çdo ditë rritet numri i viktimave si dhe shënohen qindra raste të reja. ...
Aktualitet30 Korrik 2020, 16:29
TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...
TIRANË -Gjykata e Posaçme, ka shpallur moskompetencë për arrestimet e komisionerëve të Shijakut, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘339’. Tashmë heti...
BERAT-Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat. “Dosja.al” bën me dije, se drejtuesi i një mjeti tip “BMW”, hu...