Aktualitet

Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram dhe bën apel për kujdes: Respektoni masat për përhapjen e COVID

30 Korrik 2020, 18:39 Nga DOSJA
Meta uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram dhe bën

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në një postim në Facebook, Meta bën thirrje që gjatë festimeve të bëhet kujdes për masat ndaj COVID-19.

Kreu i Shtetit ka cituar edhe një nga porositë e Profetit Muhamed: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.

Postimi i plotë

Të dashur besimtarë myslimanë shqiptarë! GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! Kurban Bajrami është përkujtimi i shëmbëlltyrës sublime të sakrificës për jetën dhe lirinë. Në këtë ditë feste, besimtarët myslimanë sjellin mesazhin e mirëkuptimit, solidaritetit dhe vëllazërisë. Peligrinazhi, udhëtimi i vetëpërtëritjes individuale, simbolizon mënyrën e të jetuarit në paqe me veten dhe të tjerët.

Një rit, një ndjenjë, një ideal, larg egoizmave, me qëllimin e përbashkët të respektit, tolerancës dhe dashurisë, rikthimin tek vlerat e shenjta të jetës, lirisë dhe drejtësisë. Është tepër e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në festimet tona, duke respektuar dhe marrë të gjitha masat e duhura për të parandaluar përhapjen e mundshme të COVID-19 tek të afërmit dhe njerëzit tanë të dashur.

Në fenë islame shëndeti dhe jeta kanë një rëndësi të veçantë, ndaj të kujdesemi për veten, familjen, të dashurit dhe njerëzit që kanë më shumë nevojë. Në një ditë si kjo, në fjalimin e lamtumirës, Profeti Muhamed citoi porosinë e tij të fundit: “Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Kurrë mos shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt”.

Me mesazhet e kësaj dite të shënuar ju uroj:GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO NDODHEN!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta ilir meta uron besimtaret myslimane ilir meta ilir meta uron besimtaret myslimane

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 16:29

TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...