Përzgjedhja e kreut të BKH, Ambasada amerikane: Pavarësisht pengesave Reforma në Drejtësi po bëhet realitet, rezultatet do
30 Korrik 2020, 18:07Nga DOSJA
TIRANË-Ambasada e SHBA në Tiranë, ka përshëndetur përzgjedhjen e Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe i ka uruar sukses në detyrën e re. Në reagim thuhet, se pavarësisht pengesave, reforma në drejtësi po bëhet realitet dhe se rezultatet janë të sigurta.
Ambasada njofton, se hapi tjetër i radhës është rekrutimi i hetuesve të nevojshëm.
Reagimi i ambasadës
Urojmë Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet. Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK – Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH – tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt. BKH do të trajnohet nga FBI-ja amerikane dhe tani do të fillojë rekrutimin e hetuesve të nevojshëm për të siguruar suksesin e SPAK. Ne u bëjmë thirrje kandidatëve të palodhur dhe të ndershëm që të bashkohen në rradhët e BKH-së, nën udhëheqjen e Drejtores Hajnaj. Ne i urojmë suksese Drejtores Hajnaj teksa ajo nis detyrën e saj historike! Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për zbatimin e plotë dhe të duhur të Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.
KLP votoi sot unanimish Aida Hajnajn, si drejtuesen e BKH. Kandidatura u miratua në mbledhjen e KLP, ku ishin të pranishëm të gjithë anëtarët. Ajo u përzgjodh mes kandidatëve të tjerë që ishin Artur Beu, Idajet Faskaj dhe Ervin Hodaj.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Sot qindra pedagogë e mijëra studentë u janë drejtuar kutive të votimit dhe kanë zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve. Zgjedhjet janë bërë ...
TIRANË-Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Rushit Begaj, është betuar sot para presidentit Ilir Meta. Me dorën ...
TIRANË –Shqipëria po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19, teksa çdo ditë rritet numri i viktimave si dhe shënohen qindra raste të reja. ...
Aktualitet30 Korrik 2020, 16:29
TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...
TIRANË -Gjykata e Posaçme, ka shpallur moskompetencë për arrestimet e komisionerëve të Shijakut, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘339’. Tashmë heti...
BERAT-Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat. “Dosja.al” bën me dije, se drejtuesi i një mjeti tip “BMW”, hu...
ELBASAN-Policia ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Florian Lamçe. Ky i fundit u qëllua me sende të forta për mo...
TIRANË- Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Credins Bank ka udhëtuar drejt qytetit të Cërrikut për t’ju gjendur pranë familjeve në nevojë nëpërmjet ndih...
KAVAJË-Tre persona janë arrestuar nga policia në Kavajë, për kultivim kanabisi. Lënda narkotike ishte mbjellë në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe K...