Aktualitet

Kreu i ri i FA betohet para Metës: Do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim

30 Korrik 2020, 17:48 Nga DOSJA
Kreu i ri i FA betohet para Metës: Do t’i shërbej me

TIRANË-Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Bajram Rushit Begaj, është betuar sot para presidentit Ilir Meta.  Me dorën në Kushtetutë, Begaj tha se do t’i shërbej me ndershmëri Shqipërisë.

Betohem se do t’i bindem Kushtetutës e ligjeve, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Begaj.

Meta ndërkohë teksa i dorëzoi dekretin, e uroi për këtë detyrë tepër të rëndësishme. Kreu i shtetit, theksoi, se edukimi dhe specializimi i Gjeneral Major Begaj në fushën e mjekësisë është një vlerë e shtuar, që do ta ndihmojë atë në ushtrimin me përgjegjshmëri të lartë të kësaj detyre, veçanërisht në kushtet e përballimit të sfidave të kohës për Forcat tona të Armatosura, si pjesë e NATO.

Gjatë ceremonisë së betimit ishin të pranishëm edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, Komandanti i Forcës Tokësore Gjeneral Brigade Albert Mullai, si dhe Komandanti i Komandës Mbështetëse të FA-ve, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku.

Në këtë post, Begaj do të zëvendësojë Bardhyl Kollçakun. Ndërkohë vetëm pak javë më parë, Begaj u gradua nga Meta, me titullin ‘Gjeneral Major”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bajram begaj shefi i fa betohet para metes bajram begaj shefi i fa betohet para metes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 16:29

TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...