Aktualitet

Pedagogët e studentët braktisin në masë zgjedhjet në universitete, pjesëmarrja më pak se 15%. Ja kush janë Rektorët e r

30 Korrik 2020, 07:35 Nga DOSJA
Pedagogët e studentët braktisin në masë zgjedhjet në

TIRANË- Sot qindra pedagogë e mijëra studentë u janë drejtuar kutive të votimit dhe kanë zgjedhur drejtuesit e rinj të universiteteve. Zgjedhjet janë bërë në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, ku është votuar për rektorët, dekanët, shefat e departamenteve dhe Senatin Akademik.

Me një pjesë marrje të ulët që nuk ishte as 15%, tashmë universitetet do të kenë titullarët e rinj të zgjedhur në votime që u mbajtën në një situatë të pazakontë.

Sa i përket Universitetit të Tiranës në garë për Rektor ishinArtan Hoxha i fakultetit Juridik, i cili u shpall fitues, Kozeta Sevrani e Ekonomikut dhe Mimoza Hafizi nga Fakultetit i Shkencave të Natyrës.

Ndërkohë zgjedhje janë zhvilluar në Shkodër, Gjirokatër, Durrës, Elbasan e Vlorë ku janë zgjedhur dhe rektorët e rinj. Numërimi i plotë i votave nu ka përfunduar ende, por duke qenë se pesha e votës së pedagogëve është 90% dhe fletët ku ata kanë shprehur vullnetin e tyre janë numëruar, tashmë rezultati është i qartë.

(J.V. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha rektoret e rinj zgjedhjet ne universitete artan hoxha rektoret e rinj zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 16:29

TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Pol...