Aktualitet

E kishin bërë gati për ta shitur, fierakët kapen me 5 kg kanabis

30 Korrik 2020, 16:00 Nga DOSJA
E kishin bërë gati për ta shitur, fierakët kapen me 5 kg

FIER-Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Në pranga ranë L.M. 30 vjeç dhe N.M., 31 vjeç, të dy banues në Fier.

Në banesën e tyre, policia gjeti 5.1 kg kanabis, i paketuar dhe i gatshëm për t’u shitur. Gjithashtu gjatë kontrolleve u gjetën një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Njoftimi i policisë

Policia ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, pas një hetimi dymujor. Operacioni policor i koduar “Agimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Sekuestrohen rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash. Në pranga 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga  Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi dymujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

L. M., 30 vjeç, banues në Fier,

N.M., 31 vjeç, banues në Fier.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t’u hedhur në treg. Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet kanabis ne fier sekuestrohet kanabis ne fier

Sondazh

Poll