Aktualitet

Makinat përplasen fuqishëm në Berat, njëra prej tyre thyen stendat dhe përfundon brenda oborrit të lokalit

30 Korrik 2020, 15:27 Nga DOSJA
Makinat përplasen fuqishëm në Berat, njëra prej tyre thyen

BERAT-Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Uznovë” në Berat. “Dosja.al” bën me dije, se drejtuesi i një mjeti tip “BMW”, humbi kontrollin dhe u fut brenda ambjentit të një lokali anë rrugës. Nga fuqia e zhvendosjes, “BMW”-ja theu rrethimin e lokalit dhe prishi stendat e tij, ndërsa goditi nga pas edhe një mjet tip “Renault”, duke e futur në lokal.

Mjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale si pasojë e përplasjes, ndërsa shoferët për fat të mirë janë lënduar lehtë. Sipas policisë, shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën po lëvizte mjeti tip “BMW”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne berat makina perfundon ne dyqan aksidenti ne berat makina perfundon ne dyqan

Sondazh

Poll