Aktualitet

SPAK shpall moskompetencë për arrestimet e komisonerëve të ‘339’, e çon dosjen në Durrës

30 Korrik 2020, 16:24 Nga DOSJA
SPAK shpall moskompetencë për arrestimet e komisonerëve të

TIRANË -Gjykata e Posaçme, ka shpallur moskompetencë për arrestimet e komisionerëve të Shijakut, në kuadër të hetimeve për dosjen ‘339’. Tashmë hetimet për arrestimin e 20 komisionerëve do të transferohen në Prokurorinë e Durrësit.

Për 20 të arrestuarit, Gjykata e Posaçme nuk ka ndryshuar masat e sigurisë. Dhjetë komisionerë janë lënë në “Arrest me burg”, 7 në “Arrest shtëpie” dhe 3 të tjerë me “Detyrim paraqitje”.

Pak ditë më parë u ekzekutuan 23 urdhër-arreste për dosjen ‘339’, pas hetimit për shit-blerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës në Shijak. Të arrestuarit janë 21 komisionerë të PD-LSI-PS dhe PR. Gjithashtu u arrestu edhe Armelind Zeza, i cili votoi për më shumë se 23 persona, duke shkelur ligjin. Ndërkohë dy komisionerë , për të cilët SPAK kishte kërkuar arrestim kishin vdekur, duke e ulur kështu në 19 numrin. Gjatë hetimit u arrestua edhe truri i laboratorit të heroinës në Has, Fisnik Sadiku.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimet e komisionereve spak shpall moskompetence arrestimet e komisionereve spak shpall moskompetence

Sondazh

Poll