Aktualitet

Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan pas ‘gostisë’ me alkool, arrestohet dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij

30 Korrik 2020, 14:59 Nga DOSJA
Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan pas ‘gostisë’ me

ELBASAN-Policia ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vrarë Florian Lamçe. Ky i fundit u qëllua me sende të forta për motive të dobëta nga 42-vjeçari Ardiano Hajdari dhe 34-vjeçari Sokol Sanxhaktari.

Të dy këta persona janë të arrestuar tashmë nga policia. Ata akuzohen për “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku humbi jetën shtetasi F. L., 30 vjeç. Vihen në pranga 2 shtetas, autorë të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan, ku shtetasit A. H., 42 vjeç, S. S., 34 vjeç dhe F. L., 30 vjeç, në gjendje të dehur ishin kofliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta, për motive të dobëta dhe si pasojë e plagëve të marra shtetasi F. L., ndërroi jetë në spital, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë e mundur kapja e autorëve të dyshuar për vrasjen e 30-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. H., 42 vjeç dhe S. S., 34 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, rreth orës 04:00, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku në bashkëpunim njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me sende të forta shtetasin F. L. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vrasja me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, tre persona, miq me njëri-tjetrin u përfshinë në një sherr banal. Ngjarja ndodhi në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Ky i fundit ndërroi jetë, ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe u shoqëruan më pas në polici. Të tre personat kishin të shkuar kriminale, ndërsa Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriano hajdari florian lamçe sokol sanxhaktari terror ne elbasan adriano hajdari florian lamçe sokol sanxhaktari terror ne elbasan

Sondazh

Poll