Aktualitet

Kishin fshehur kanabisin mes pyllit, tre në pranga në Kavajë, procedohen edhe kryepleqtë e dy fshatrave

30 Korrik 2020, 14:44 Nga DOSJA
Kishin fshehur kanabisin mes pyllit, tre në pranga në Kavajë,

KAVAJË-Tre persona janë arrestuar nga policia në Kavajë, për kultivim kanabisi. Lënda narkotike ishte mbjellë në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe Kryemëdhenj.

Në prangat e policisë ranë shtetasit A.A., A.A. dhe E.D. Gjithashtu u proceduan penalisht kryeplaku i fshatit Tilaj dhe Kryemëdhenj, përkatësist Sh.D. dhe D.Gj

Njoftimi i policisë

Kavajë Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Evidentohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe Kryemëdhenj. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit. Procedohen penalisht kryeplaku i fshatit Tilaj dhe kryeplaku i fshatit Kryemëdhenj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, nga toka me grupe kontrolli dhe nga ajri me dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe Kryemëdhenj, disa bimë të dyshuara cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit: A. A., A. A. dhe E. D. Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryeplak i fshatit Kryemëdhenj, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne kavaje kanabis ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...