Aktualitet

Kolegji i Posaçëm i Apelimit largon nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Regleta Panajoti

30 Korrik 2020, 14:40 Nga DOSJA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit largon nga sistemi i

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur sot që të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, Regleta Panajoti si dhe t’i heqë të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Gjithashtu, Kolegji vendosi edhe ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e konfirmoi me shumicë votash në detyrë Panajotin.

Në një vendim të marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari, Sokol Çomo, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, njoftohet se është prishur dhe vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

NJOFTIMI I PLOTË

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2019, datë 17.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.169, datë 26.06.2019, për subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti. Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti. Ndalimin e emërimit të znj. Regleta Panajoti gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15 – vjeçare. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kolegji i posaçem i apelimit regleta panajoti kolegji i posaçem i apelimit regleta panajoti

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...