Aktualitet

Babë e bir lihen në burg për vrasjen e Ramazanit në Elbasan, brenda servisit të tyre u gjet arma e krimit

30 Korrik 2020, 14:21 Nga DOSJA
Babë e bir lihen në burg për vrasjen e Ramazanit në Elbasan,

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për Albert dhe Seit Manahasën, dy autorët e arrestuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Babë e bir, të arrestuar pak ditë më parë ishin pronarë të një servisi, brenda të cilit u gjet një pistoletë, e cila është përdorur për vrasjen e Ramazanit.

Arma model “54TT”, u gjet e fshehur brenda serbatorit të një makine. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, policia arrestoi edhe një person tjetër, Gani Çollakun, të njohur si “Loku” i Peqinit, i cili është kapur nga kamerat, duke vendosur pistoletën në serbatorin e makinës, brenda sërvisit të Albert dhe Seit Manahasës.

Emiljano Ramazani u ekzekutua rreth dy javë më parë, teksa po parkonte makinën poshtë banesës së tij. Ramazani u qëllua me 5 plumba, duke gjetur vdekjen. Autorët më pas u larguan drejt Bradhaseshit dhe dogjën makinën.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në Elbasan u masakrua me thikë, Regis Runaj. Dyshohet se vrasja e tij ka lidhje me ekzekutimin e Ramazanit, duke qenë se të dy ishin miq.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrest me burg per albert dhe seit manahasen arrest me burg per albert dhe seit manahasen

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...