Aktualitet

U kapën mat me drurët e prerë në furgon, dy në pranga në Berat, procedohen edhe dy punonjës të bashkisë

30 Korrik 2020, 13:54 Nga DOSJA
U kapën mat me drurët e prerë në furgon, dy në pranga

BERAT-Policia e Beratit ka arrestuar dy persona për prerje të paligjshme drurësh. Ata u kapën në fshatin Mbreshtan të Beratit, duke transportuar me furgon, 10m3 lëndë drusore. Në pranga ranë M. M, 59 vjeç dhe A. M., 31, të cilët gjithashtu përgatisnin edhe dokumentacione të falsifikuara, për transportimin e druve.

Gjithashtu u proceduan penalisht për “shperdorim detyre”, K. B., 31 vjeç dhe A. F., 33, të cilët janë përgjegjës të pyjeve dhe kullotave në Bashkinë Berat.

Njoftimi i policisë

Berat. Finalizohet operacioni “Rruga e fundit”, kundër informalitetit dhe krimeve mjedisore. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Procedohen penalisht edhe 2 përgjegjës të pyjeve dhe kullotave pranë Bashkisë Berat

Seksioni për Krimin Ekonomik e Financiar, pas një pune procedurale një mujore për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, finalizoi me sukses plan – operacionin “Rruga e fundit”, si i rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit:

M. M, 59 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, banues në Mbreshtan, Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në vendin e quajtur “Shtëpia e Pyjores” në fshatin Sinjë, Berat, janë kapur me furgonin e ngarkuar me 10 m3 me lëndë drusore, të cilën e kishin prerë në mënyrë të paligjshme në pyllin e fshatit Velçan, Berat. Për transportimin e kësaj lënde drusore në destinacione të ndryshme, këta shtetas përgatisnin dokumentacione të falsifikuara.

Gjithashtu, në vijim të këtij plan – operacioni filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, për shtetasit: K. B., 31 vjeç dhe A. F., 33 vjeç të dy banues në Berat, me detyrë përgjegjës të pyjeve dhe kullotave pranë Bashkisë Berat, pasi kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, në kundërshtim me ligjin dhe detyrën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prerja e pyjeve ne berat prerja e pyjeve ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...