Aktualitet

Terrorizonin banorët duke i grabitur me armë zjarri/ Arrestohen tre të rinjtë nga Burreli, bënin namin me plaçkitje në ju

30 Korrik 2020, 09:32 Nga DOSJA
Terrorizonin banorët duke i grabitur me armë zjarri/ Arrestohen tre

SARANDË -Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke, shkatërruan një bandë grabitësisht. Grupi përbëhej nga tre persona, të cilat kryenin vjedhje më armë në fshatrat greke dhe në zonën e Livadhjasë.

Në pranga kanë rënë E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre nga Burreli. Ata u kapën në hyrje të Livadhjasë, në tentativë për t’u larguar nga fshatrat greke. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Livadhja, Sarandë Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “Kamitsiani”, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Operacioni policor i zhvilluar nga Policia Kufitare, Policia e Rendit dhe Policia Kufitare greke. Vihen në pranga 3 shtetas të cilët dyshohet se kryenin vjedhje me armë në fshatrat greke dhe në zonën e Livadhjasë. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe disa materiale që përdoreshin për të kryer vjedhjet. Policia Kufitare Sarandë dhe Policia e Rendit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Kufitare greke, falë shkëmbimit të shpejtë të informacionit se në fshatin Kamitsiani të Greqisë ishte vjedhur një banesë nga disa shtetas shqiptar, të cilët dyshohet se e kryenin këtë veprimtari në mënyrë të përsëritur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kamitsiani”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Rendit në Livadhja, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel. Këta shtetas janë kapur nga Policia shqiptare në hyrje të Livadhjasë, në tentativë për t’u larguar nga fshatrat greke, duke përdorur një automjet për t’u futur në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet, shërbimet policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhje të tjera në fshatrat përreth dhe Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Vjedhja”e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(k.m./g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banda e grabitesve ne livadhja banda e grabitesve ne livadhja

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...