Aktualitet

Nga Shullazi te Alikot, që sot në ’41 bis’, Gjonaj jep emrat: Ja “bosët” e qelive që izolohen për 1 vit

30 Korrik 2020, 11:59 Nga DOSJA
Nga Shullazi te Alikot, që sot në ’41 bis’, Gjonaj jep

TIRANË– Zbardhen emrat e 7 “bosëve” që do të izolohen për një vit në qelitë VIP.  Të burgosurit që do të izolohen janë: Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela). 

Emrat e tyre u bënë publike nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja.

” Janë marrë vendimet e para për izolimin e BIS-41. 7 subjekte do të jenë në izolim. Ata do të izolohen për 1 vit, pasi kanë mbajtur kontakte me grupet kriminale. Deri më tani SPAK ka kërkuar izolim për 8 subjekte. Personat në izolim nuk do të ketë kontakt me botën jashtë. ”, u shpreh ministrja Etilda Gjonaj.

Ndërsa  kreu i SPAK, Arben Kraja tha: “Në punën e përditshme ne hasemi me ngjarje të rënda. Kemi pasur raste që nga qelitë e burgut, të burgosurit menaxhojnë sistemin kriminal jashtë sistemit të burgut. Pra kontrollojnë krimin. Sistemi Bis-41 ishte shumë e nevojshëm. Ajo që dua të them që ne jemi të vendosur për të vazhduar me këtë sistem, për çdo të burgosur që plotëson këto kritere. Çdo i burgosur ka të drejtën për ankimuar vendimin në gjykatë. “

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja rregjimi 41 bis arben kraja rregjimi 41 bis

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...