Aktualitet

Përqafime, alkool dhe shisha/ Dalin fotot disa orë para vrasjes së “Flor Qorrit”, viktima e djeg gjatë natës me dhëndr

30 Korrik 2020, 11:24 Nga DOSJA
Përqafime, alkool dhe shisha/ Dalin fotot disa orë para vrasjes

ELBASAN– Dalin fotot e Florian Lamçes (Flor Qorrit) që u shkrepën pak orë para se të vritej në një lokal në qendër të Elbasanit. Në foto viktima shfaqet në tavolinë me mikun e tij, Sokol Sanxhaktari. Siç shihet edhe në foto të dy kanë qenë duke konsumuar alkool dhe shisha deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Madje mes tyre nuk kanë munguar edhe përqafimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi, mëngjesin e sotëm pranë lokalit  ‘Piazza’, në qendër të qytetit të Elbasanit. Gjatë përleshjes 40-vjeçari u godit me shishe dhe sende të forta nga shokët e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari. Ky i fundit është dhëndri i Qazim Sejdinit. Policia ka arrestuar  personat e përfshirë në sherr. Ende nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe terror ne elbasan florian lamçe terror ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Korrik 2020, 10:19

TIRANË– Tre vrasjet e fundit të ndodhura në Shijak dhe Elbasan kanë sjellë edhe reagimin e  gazetarit Artan Hoxha. Ky i fundit ngre alamarin se qytetit i E...