Politike

Dule kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara: Mohojnë mundësitë për përfaqësimin e minoriteteve

30 Korrik 2020, 14:29 Nga DOSJA
Dule kundër ndryshimeve kushtetuese të miratuara: Mohojnë

TIRANË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në parlament. Nëpërmjet një postimi në Tëittër, Dule shkruan, se ndryshimet kushtetuese, kufizojnë deri në mohim, mundësitë minimale të përfaqësimit të minoriteteve. Sipas tij, duhet ndërhyrje e menjëhershme, për të garantuar këtë të drejtë elementare, duke implementuar praktika më të avancuara.

Amendimet e njëanshme dhe të paprecedentë, me praktika të panjohura në realitetet e NATO-s dhe BE-së, të dokumentit themelor të shtetit, krijojnë një realitet të ri kushtetues në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin politik në vend.Krahas aspekteve të tjera negative,ato po kufizojnë deri në mohim edhe mundësitë minimale ekzistuese të përfaqësimit të minoriteteve. Kësisoj,është imediate nevoja e garantimit të kësaj të drejte elementare duke implimentuar TANI praktikat më të avancuara edhe në vendin tonë“, shkruan Dule në Twitter.

 

1/2 Amendimet e njëanshme dhe të paprecedentë, me praktika të panjohura në realitetet e NATO-s dhe BE-së, të dokumentit themelor të shtetit, krijojnë një realitet të ri kushtetues në lidhje me zgjedhjet dhe përfaqësimin politik në vend.

— Vangjel Dule (@edoyles) July 30, 2020

 

Reagimi i Dules vjen pas vendimit të Kuvendit, që miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkombëtarët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet kushtetuese vangjel dule ndryshimet kushtetuese vangjel dule

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 12:20

TIRANË-  Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se ma...