Politike

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Soreca riposton mesazhin e KE: Keqardhje që s’pati kohë për konsesus, vijoni dialogun!

30 Korrik 2020, 12:28 Nga DOSJA
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Soreca riposton mesazhin e KE: Keqardhje

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka mbështetur miratimin e ndryshimeve Kushteutese në Kuvend. Në një ripostim të qendrimit të Komisionit Evropian, publikuar nga zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, Soreca thekson rëndësinë e vijimit të dialogut për të zbatuar ndryshimet e miratuara sot.

REAGIMI I PLOTË I SORECËS: 

Ne njohim miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kaluan në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me sistemin zgjedhor, është fatkeqësi që nuk pati kohë pëgatitore për të gjetur një kompromis, me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Amendamentet e Kodit Zgjedhor të kaluara në parlament më 23 korrik nga marrëveshja e 5 qershorit, bazohen në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kanë përmbushur kërkesën e vënë nga Këshilli, kur u vendos hapja e negociatave. Tashmë është thelbësore që këto amendamente të futen në kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe ndryshimet kushtetuese, në veçanti hapja e listave dhe ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë faktorët politikë, në një mënyrë bashkëpunësuese, para votimit.

Sot, Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama dhe partia Socialiste. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve, dhe shtoi se opozita nuk ka pse të ndihet e detyruar nga këto ndryshime.

Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve luigi soreca ndalimi i koalicioneve hapja e listave dhe heqja e koalicioneve luigi soreca ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 12:20

TIRANË-  Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se ma...