Politike

‘Boll se s’të ka askush asnjë borxh!’, Rama i ashpër me Metën: Po e përdor zyrën e Presidentit si llogore lufte poli

30 Korrik 2020, 13:00 Nga DOSJA
‘Boll se s’të ka askush asnjë borxh!’, Rama i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër presidentit Ilir Meta për deklaratën e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se  Meta është shkelësi i Kushtetuës, por jo aq sa për tu shkarkuar. 

Më tej kreu i qeverisë shton se Presidenti nuk ka asnjë shans që të ndalojë ndryshimet Kushtetuese, njësoj siç nuk ndaloi dot zgjedhjet. “Boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV!”, shprehet ndër të tjera Rama. 

POSTIMI I PLOTË

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!

Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(k.m/ a.b. dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ndryshimet kushtetuese edi rama ilir meta ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 12:20

TIRANË-  Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se ma...