Politike

Basha i përgjigjet Ramës: Po ta them prerë dhe shkurt, vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg

30 Korrik 2020, 13:54 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: Po ta them prerë dhe shkurt, vendi yt

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama dhe e kërcënon të të fundit me burg. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se Rama do mbajë përgjegjësinë për koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 qershorit dhe asaj të 14 janarit. 

Basha shkruan se vendi i kreut të qeverisë pas zgjedhjeve të reja do jet ënë burg, aty ku shkojnë të gjithë individët që kryejnë një krim me dashje kundër vendin dhe qytetarëve.

“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama. Nëse mendon se me konfliktin e krijuar dhe me prishjen e stabilitetit demokratik të vendit, do të marrësh garanci për kokën tënde dhe të hajdutëve që të rrethojnë, po ta them prerë dhe shkurt: Vendi yt pas zgjedhjeve të reja është në burg, atje ku shkon çdo individ që me dashje kryen një krim kundër vendit dhe qytetarëve të tij. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojnë të kenë në plan të parë, jo lojën tënde dhe të krimit që të drejton prej 22 vitesh në politikë, por hallet dhe problemet e shqiptarëve, që ti dhe Qeveria jote i kanë braktisur për hallet e tua personale”, shkruan Basha.

Deklarata e Bashës vjen pas vendimit të Kuvendit, që miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkomëbatrët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha ndryshimet kushtetuese edi rama lulzim basha ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 12:20

TIRANË-  Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se ma...