Kryemadhi bën llogaritë e zgjedhjeve 2021: Rama del me 40 mandate, 100 i marrim ne
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se ka marrë anën pozitive në ndryshimin e Kushtetutës së miratuar sot nga Parlamenti me 106 vota. Në fjalën e saj për mediat, jashtë selisë së PD-së, Kryemadhi nisi të bënte “përllogaritjen” e mandateve për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas saj në zgjedhjet e ardhshme, Partia Socialiste do të jetë me fat nëse merr 40 mandate, duke shtuar se pjesën tjetër e merr opozita e bashkuar.
“Sakat në mendimet e tyre për t’ju bërë të qartë se vendimet e tyre , dua t’ju bëj të qartë se sot kemi të qartë të djathtën dhe të majtën e bashkuar. Do jemi pjesë e Këshillit Politik, është institucion i kërkuar nga KE për të krijuar hapësia Shqipërisë. I bëj thirrje shqiptarëve do t’ju heqin të drejtën e lëvizjes, do të bëheni viktima të trafikimit të vizave. Gjithë vendet e tjera lëvizin të lirshëm, vetëm Shqipëria dhe Serbia janë të izoluara. Beteja jonë nuk është më për koalicionet. Me këtë që ka bërë fundosi veten e tij, por na bëri nder ne për të bashkuar gjithë shqiptarët kundër tij. Rasti më i mirë për të do të jetë 40 deputetë. Ne do marrim 100. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën,”-u shpreh Kryemadhi.
FJALA E PLOTË:
Për të gjithë personazhet qesharakë dhe sakatë në mendimet e tyre, për t’ju bërë të qartë që vendimet e tyre sot në Parlament që cënojnë ligjshmërinë, që cënojnë integritetin e shtetit shqiptar që e çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar. Dua t’ju bëj të qartë atyre që sot mbi të gjitha cënuan integritetin e shtetit shqiptar që e çuan Shqipërinë drejt izolimit përfundimtar, dua t’ju bëj të qartë atyre që kemi bashkë të djathtën e bashkuar, të majtën e bashkuar, të gjithë shqiptarët e bashkuar përballë Edi Ramës së vetmuar dhe të shkuar. Kështu që gropën që Edi Rama mendoi se mund t’ia hapte shqiptarëve, ia hapi vetes së tij dhe të jeni të bindur që kjo gropë nuk ka për ta shpëtuar dot. Do të jeni pjesë e Këshillit Politik znj. Kryemadhi? Sigurisht që do të jemi pjesë e Këshillit Politik. Ai është një institucion i kërkuar nga BE për të krijuar mundësi dhe për t’i krijuar hapësira sa më shumë mundësi për të qenë pjesë e BE. Vendimet, që sot Edi Rama bashkë me viktimat e tij nuk bënë gjë tjetër veç se izoluan Shqipërinë dhe shqiptarët dhe ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që vendimi që Edi Rama ka bërë sot në parlament po ju a shqipëroj. Nuk po ju a them me fjali të mëdhaja politike që vendimit të sotëm do t’iu a heqin të drejtën e lëvizjes së lirë shqiptare. Do të fillojnë të vazhdojnë bllokimin dhe izolimin e Shqipërisë. Do të rinisin radhët nëpër ambasada për të marrë viza. Do të bëhen shqiptarët viktima të trafikimit të vizave dhe nën emrin e covidit të famshëm do të vazhdojmë të jemi të izoluar ku asnjëri prej nesh nuk do të lëvizë. Të gjitha vendet e tjera që janë vende të Bashkimit Europian lëvizin të lirshëm nëpër Europë. Vetëm Shqipëria dhe Serbia që drejtohet nga shoku i ngushtë i Edi Ramës, janë dy vendet në Ballkan të izoluara. Prandaj beteja jonë nuk është më betejë koalicioni, sepse beteja e koalicioneve është një betejë matematikore dhe e kam thënë që Edi Rama e ka mbyllur librin e aritmetikës në klasën e pare. Por ta dijë që me këtë që ka bërë ka fundosur veten e tij dhe në fakt i bëri një nder shumë të madh të djathtës së bashkuar, të majtës së bashkuar për të bashkuar të gjithë shqiptarët kundër Edi Ramës dhe po ju them në rastin më të mire, PS-së do të jetë me 40 deputetë, 100 deputetë janë deputetë të opozitës sot. Çdo shqiptar lufton për të mbajtur fëmijën e tij me bukë. Sot çdo shqiptar lufton për të shkolluar fëmijën e tij dhe sot çdo shqiptar ndihet më shumë se çdo herë tjetër i izoluar dhe i kërcënuar. Po çahet guri nga urrejtja për Edi Ramën.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Miratimi i ndryshimeve Kushtetuese/ Rama fton opozitën dhe i cakton planin: Ulemi që nesër për listat dhe partitë, por s’
TIRANË- Kryeministri Edi Rama fton Lulzim Bashën dhe opozitën që të ulen në tryezën e dialogut për të konkretizuar ndryshimet Kushteutese në Kodin Zgjedhor...
‘S’i njohim makinacionet e kryeministrit në ikje!’/ Basha i ashpër nga selia krah aleatëve: Zgjedhjet do i fitojmë në
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, krah aleatëve të Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë. Në fjalën e tij pa...
Komisioni Europian: I njohim ndryshimet kushtetuese, keqardhje që s’pati konsensus. Dialog me të gjitha palët për futjen e
BRUKSEL- Komisioni Evropian njeh ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Parlamentin e Shqipërisë për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjed...
ME EMRA: Kush janë “rebelët” që dolën kundër, 10 deputetët që nuk e dhanë votën për të ndryshuar Kushtetutën e S
TIRANË- Miratohen ndryshimet Kushtetuese me 106 vota pro dhe 10 kundër. Votën e tyre kundër e kanë dhënë deputetët: Adriatik Alimadhi – Fatjona Dhimitri – ...
Kuvendi miratoi listat e hapura/ Gjoni: Vota ime është është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese
TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se vota e tij është pro ndryshimeve kushtetuese, që mundësojnë hapjen e listave. Në pamundësi për të qenë pjesë e ...
‘Ata që kanë votuar sot bënë gjënë e duhur’/ Rama ironi me opozitën: Nuk e heqim të drejtën të mos bashkohet Luli
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kundërshtarëve të tij politikë nga Kuvendi i Shqipërisë. Teksa po fliste për koalicion...
VOTOHEN ndryshimet/ Hapen pjesërisht listat dhe hiqen koalicionet parazgjedhore tradicionale
TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Deputeti ...
“Mbetje e lodhur”/ Rama “shpëlan” Gjuzin dhe Roshin: Jeni bashkësi karikaturash, politika s’është për ty, është
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer etiketimet për dy deputetë në Kuvend. Kujtim Gjuzi dhe Artur Roshi ishin dy “viktimat” e preferuara të Ramës sot,...
NDRYSHIMET KUSHTETUESE/ Bilanci i votimeve, 105 vota pro në Kuvend, ende po numërohet
TIRANË– Deri më tani janë 105 vota pro nga Kuvendi për ndryshimin e Kushtetutës për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.Lajmi...