U prek nga COVID-19, deputeti socialist flet për gjendjen shëndetësore: Pas trajtimit mjekësor jam shumë mirë
30 Korrik 2020, 13:21Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti socialist Eljo Hysko, së bashku me dy ligjjvënës të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë, u konfirmuan me COVID-19 pak ditë më parë. Me anë të një publikimi në Whatssap, Hysko njofton se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Më tej ai ka bërë thirrje për qytetarët që të bëjnë kujdes, të vendosin maskën dhe të ruajnë higjienën.
Të dashur miq, ju falenderoj nga zemra për interesimin e sinqertë ndaj meje dhe familjes time, pas publikimit të lajmit në media. Fatmirësisht gjendja ime shëndetësore pas trajtimit mjekësor është shumë e mirë. Mirënjohje për punonjësit e palodhur të shëndetësisë që këto ditë përballen me rrezikun për të shpëtuar jetë. Virusi është i rrezikshëm dhe ka goxha pasoja serioze, ndaj ju them nga zemra, bëni kujdes, vendosni maskën, ruani distancimin social dhe higjienën personale. Le t’i japim një dorë mjekëve në punën e tyre duke u bërë edhe më të kujdesshëm, në jetën tonë të përditshme.
Pak ditë më parë u konfirmuan me COVID-19, deputetët Eljo Hysko, Enver Roshi dhe Ralf Gjoni. Ata nuk ishin të pranishëm ditën e sotme në Kuvend, ku u miratuan ndryshimet kushtetuese.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Në një postim në mediat sociale, Blushi sh...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër presidentit Ilir Meta për deklaratën e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Në një postim në me...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër sa i përket votimit të bërë sot në Kuvend për ndryshimet në Gjykatën Kushtetuese. Meta e cilëson votimin e s...
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka mbështetur miratimin e ndryshimeve Kushteutese në Kuvend. Në një ripostim të qendrimit të Komisioni...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duket se ka marrë anën pozitive në ndryshimin e Kushtetutës së miratuar sot nga Parlamenti me 106 vota. Në fja...
Politike30 Korrik 2020, 12:20
TIRANË- Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se ma...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama fton Lulzim Bashën dhe opozitën që të ulen në tryezën e dialogut për të konkretizuar ndryshimet Kushteutese në Kodin Zgjedhor...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, krah aleatëve të Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë. Në fjalën e tij pa...
BRUKSEL- Komisioni Evropian njeh ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Parlamentin e Shqipërisë për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjed...
TIRANË- Miratohen ndryshimet Kushtetuese me 106 vota pro dhe 10 kundër. Votën e tyre kundër e kanë dhënë deputetët: Adriatik Alimadhi – Fatjona Dhimitri – ...