Politike

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, ambasadori britanik: Do të donim të shihnim të njëjtën qasje konstruktive si për ‘5

30 Korrik 2020, 13:30 Nga DOSJA
Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, ambasadori britanik: Do të donim

TIRANË -Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar pas votimit në Paralment të ndryshimeve kushtetuese. Ai ka shkruar në Twitter, se në miratimin e ndryshimeve kushtetuese sot, do të kishte dashur të shihte të njëjtën qasje konstruktive si të 5 qershorit. Më tej ai shtin, se tashmë është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të diskutohen me aktorët politikë në Këshillin Politik, përpara se të votohen në parlament.

Marrëveshja e 5 qershorit tregoi se çfarë mund të arrihet me dialog dhe vullnet politik. Do të donim të shihnin të njëjtën qasje konstruktive dhe në miratimin e ndryshimeve kushtetese sot. Wshtë thelbësore që ndryshimet e ardhshme në kodin zgjedhor të diskutohen plotësisht me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik përpara se të votohen në parlament“, shkruan Norman në Twitter.

Ditën e sotme , Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkomëbatrët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike duncan norman ndalimi i koalicioneve duncan norman ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 12:20

TIRANË-  Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se ma...