Politike

30 Korrik 2020, 12:20 Nga DOSJA

TIRANË-  Nuk ka “festë” për ambasadën Gjermane. Peter Zingraf, ambasador i Gjermanisë ka komentuar miratimin e ndryshimeve Kushtetuese. Zingraf thotë se marrëveshja e 5-qershorit, e arritur me aq mund mes palëve, po merr tipare konfliktuale. Po ashtu, ai ka sjellë në vëmendje se reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë.

Deklaratë e Ambasadorit Peter Zingraf:

Shpreh keqardhjen që megjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit.

Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha – përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësimit në BE, rindërtimin pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e qartë e transparentë për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit.

Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë.

Sot, Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama dhe partia Socialiste. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve, dhe shtoi se opozita nuk ka pse të ndihet e detyruar nga këto ndryshime.

Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(k.m/dosja.al)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hapja e listave dhe heqja e koalicioneve peter zingraf hapja e listave dhe heqja e koalicioneve peter zingraf

Sondazh

Poll