Aktualitet

Tragjedia në Pukë, flet gjyshi i 4 fëmijëve: Dëgjova tjegullat duke u thyer, thirra djalin e nusen por kishin vdekur!

8 Prill 2019, 14:07 Nga DOSJA
Tragjedia në Pukë, flet gjyshi i 4 fëmijëve: Dëgjova

PUKE- Tragjedia në Pukë, flet gjyshi 82- vjeçar i cili shpëtoi fëmijët. Pal Gjoni, gjyshi i katër fëmijëve, ka thënë për mediat se ishte në gjumë kur dëgjoi tjegullat teksa po thyheshin. Ai ka treguar sesi ka shkuar për tek dhoma ku ndodheshin djali dhe nusja dhe i ka gjetur të pajetë.

Isha në gjumë kur dëgjova tjegullat duke u thyer.  Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë me. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr. Ajo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë kujt. Kryetari i Bashkisë më tha që do e rregullojmë shtëpinë. 

Pal Gjoni, gjyshi i katër fëmijëve

Mëngjesin e sotëm, Puka u trondit nga një tragjedi ku humbën jetën burrë e grua pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre.  Çifti Petrit dhe Dava Ndoj janë djegur të gjallë, ndërsa 4 fëmijët janë hedhur nga dritarja për të shpëtuar. Njëri prej tyre ka shpëtuar gjyshen e tyre të paralizuar.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pal gjoni tragjedia ne puke pal gjoni tragjedia ne puke

Sondazh

Poll