Politike

Miratimi i ndryshimeve Kushtetuese/ Rama fton opozitën dhe i cakton planin: Ulemi që nesër për listat dhe partitë, por s’

30 Korrik 2020, 12:05 Nga DOSJA
Miratimi i ndryshimeve Kushtetuese/ Rama fton opozitën dhe i cakton planin:

TIRANË- Kryeministri Edi Rama fton Lulzim Bashën dhe opozitën që të ulen në tryezën e dialogut për të konkretizuar ndryshimet Kushteutese në Kodin Zgjedhor. Që në nisje të reagimit të tij, kryeministri bën me dije se këto ndryshime tashmë janë ligj, e jo projekt, si dhe iu cakton kundërshtarëve edhe pikat, ku duhet të fokusohen nga sot e tutje. E para thotë ai është hapja e listave, e dyta, formula e grupimit të partive.  Një këshillë e ka edhe për opozitën jashtë kuvendit, kur thotë se “asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!”.

REAGIMI I PLOTË:

Edi Rama: LBPD&CO duhet të ulen menjëherë me PS dhe opozitën parlamentare për të punuar për reflektimin në Ligjin Zgjedhor të risive kushtetuese! Ato s’janë më projekt, po pjesë e Ligjit Themeltar të Republikës sonë dhe janë të detyrueshme për të gjithë ne, pa dallim! Prandaj në punë për:

1)Hapjen e listave dhe mekanizmin ligjor të votimit. Kushtetuta na thotë jo më pak se 2/3 duhet të hapen, po s’na pengon t’i hapim edhe 100%, por me argumenta e me dialog, jo me dokrra e shantazhe, të cilave t’u pijnë lëngun siç ua pinë mandateve të djegura dhe bojkotit zgjedhor!

2)Formulën e grupimit të partive para zgjedhjeve, sipas modeleve të vendeve të OSBE/ODHIR-it, duke diskutuar e përzgjedhur së bashku, jo me emaile tip fletërrufeje dhe me idenë e gabuar se po nuk deshi një palë në rrugë, palët e tjera në parlament duhet të rrinë duarlidhur!

Ne nuk ndalemi sepse nuk jemi zgjedhur për t’i shkuar mbrapa atyre që ikin në drejtim të paditur, po për të udhëhequr Shqipërinë e shqiptarët në rrugën e të ardhmes. Në tryezë na ul përgjegjësia ndaj vendit dhe popullit, arsyeja e kultura jonë demokratike, jo dënglat kërcënuese! S’ka kohë për të humbur. Puna duhet të fillojë nesër. Kush nuk vjen në tryezë mbetet jashtë vendimmarrjes. Konsensusi 100% është i mirëseardhur, po asnjë pakicë s’e merr dot peng shumicën kushtetuese në këtë proces – vota e sotme duhet të mjaftojë për të mos e provuar prapë!

Sot, Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama dhe partia Socialiste. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve, dhe shtoi se opozita nuk ka pse të ndihet e detyruar nga këto ndryshime.

Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve lulzim basha edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve lulzim basha

Sondazh

Poll