Politike

Komisioni Europian: I njohim ndryshimet kushtetuese, keqardhje që s’pati konsensus. Dialog me të gjitha palët për futjen e

30 Korrik 2020, 11:38 Nga DOSJA
Komisioni Europian: I njohim ndryshimet kushtetuese, keqardhje që

BRUKSEL- Komisioni Evropian njeh ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Parlamentin e Shqipërisë për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së, në një reagim zyrtar në Twitter, thotë se KE njeh miratimin, por shpreh keqardhjen që nuk pati kohë për konsensus me opozitën në Këshillin Politik. KE bën apel për më shumë dialog që këto ndryshime të futen në Kodin Zgjedhor përmes dakordësisë dhe t’i jepet më shumë rëndësi bashkëpunimit, para se nismat të votohen.

REAGIMI I KOMISIONIT EVROPIAN:

Ne njohim miratimin e disa ndryshimeve kushtetuese që kaluan në parlamentin e Shqipërisë në lidhje me sistemin zgjedhor, është fatkeqësi që nuk pati kohë pëgatitore për të gjetur një kompromis, me të gjitha partitë në Këshillin Politik. Amendamentet e Kodit Zgjedhor të kaluara në parlament më 23 korrik nga marrëveshja e 5 qershorit, bazohen në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it, dhe kanë përmbushur kërkesën e vënë nga Këshilli, kur u vendos hapja e negociatave. Tashmë është thelbësore që këto amendamente të futen në kodin Zgjedhor, e po ashtu edhe ndryshimet kushtetuese, në veçanti hapja e listave dhe ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen në Këshillin Politik me të gjithë faktorët politikë, në një mënyrë bashkëpunësuese, para votimit.

Sot, Kuvendi ka miratuar  me 106 vota pro dhe 10 kundër, ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama dhe partia Socialiste. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve, dhe shtoi se opozita nuk ka pse të ndihet e detyruar nga këto ndryshime.

Lajmi kryesor: Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ BE: Vazhdoni dialogun për zbatimin. Basha: Nuk i njohim! Meta: Akt i papranueshëm… Rama: Ejani në KP, jo më dëngla kërcënuese (REAGIMET)

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ana pisonero hapja e listave dhe heqja e koalicioneve ana pisonero hapja e listave dhe heqja e koalicioneve

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 09:46

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...