Politike

‘Ata që kanë votuar sot bënë gjënë e duhur’/ Rama ironi me opozitën: Nuk e heqim të drejtën të mos bashkohet Luli

30 Korrik 2020, 10:50 Nga DOSJA
‘Ata që kanë votuar sot bënë gjënë e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të kundërshtarëve të tij politikë nga Kuvendi i Shqipërisë. Teksa po fliste për koalicionet, Rama tha se nuk ishte kundër tyre, duke marrë si shembull një bashkim të mundshëm, Basha-Kryemadhi me ndihmën e presidentit Ilir Meta. 

Ne e votuam një për një 5 qershorin. I pyeta në sallë kur shkova edhe ekspertët e pavarur, janë sot ashtu se ishin të varur tek PD-ja dje, na tregoni një vend që e ka këtë sistem. Më thanë: në një libër të La Sapiencas. Mbase shkruhet që nuk duhet të jetë kështu. Nuk po heqim të drejtën që të mos bashkohet Luli dhe Mona. Ai çift ne na duhet bashkë. Duke i patur ata kemi edhe baba Xhiken bashkë me ta edhe ‘dixhitalin e Lalzit’ dhe kemi bandën e të kartëtëve që do ia tregojmë shqiptarëve mirë.  Syriza është fiks kjo që themi ne. Një grumbullim partish në një sigël, që t’i tregosh njerëzve për kë do votojnë. Ai vjen tek ty dhe thotë të jap votën, pastaj kur shkon në shtëpi sheh që të ka vjedhur ballisti pulën. Myslimi kupton por bën sikur nuk e kupton. *Ndërhyn Kujtim Gjuzi. Hë më boll tani o Kujte! Edhe ti bisht lopate je. Jo lopatën se ke ti. Lopata jote është kurora e ëndërruar e monarkisë. Kjo vlen për ata që thonë që nuk bëhen këto ndryshime një vit para zgjedhjeve. Po 5 qershori ça ishte? Apo 7×7! Ju nuk dini asgjë. Sa herë dilni këtu s’dini asgjë. Pragu elektoral nuk është vendosur në Kushtetutë si përqindje. Kur erdhi nisma, ajo kërkonte ndalimin e koalicioneve parazgjedhore në Kushtetutë. Pse? Se nuk do të bënim dot votat apo se u trëmb diktatorin? Ranë sepse PS kërkoi heqjen e tyre. Ne nuk kemi lidhje me ato që flisni ju. Ju ngaqë nuk shkrehët një pushkë në luftë, e doni tani. Duhet të mbani qeleshen me shqipojnë, doni luftë, doni diktaturë. S’po i hyj farë unë se nuk merrem me dosje, merret Myslimi. Po të hapeshin ato dosje. Jo mo jo nuk merrem me ty, as nuk të njoh kush je. Ti mua më njeh se më akuzon. Ça ballisti je ti? Cili ball? Të thuash ne të ballit, është si të thuash ne të ikurit? Ndryshimet Kushtetuese përcaktojnë për shumë kohë se nuk mund të jenë më pak se 2/3, nëse kjo është hile e jona si shpjegohet që i hapim më shumë se të tjerët? Si shpjegohet që duam hapjen më të madhe? Kjo me dakordësi mund të shkojë 100%…por duhet të ulemi dhe të flasim. Kemi dy javë që kërkojmë diskutime ata vijnë dhe na lexojnë parulla. Faleminderit për durimin dhe qëndrueshmërinë. Faleminderit miqve dhe partnerëve europianë. Edhe opozitës faleminderit. Ata që kanë votuar sot se kanë bërë gjënë e duhur. Ata që nuk kanë votuar kanë penguar zbatimin e sistemit. Kanë penguar kufizimin e arsyeshëm të deputetëve dhe kanë penguar përfaqësimin e komuniteteve në Parlament. Kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të të gjithëve bashkë dhe veçanërisht të gjinive por nuk kemi bërë asgjë. Treni me fantazma ka ikur në lum dhe përzgjedhja do të jetë reale. Kaq! Futeni gjithmonë në anën e gabuar për të kapur ndonjë pulë, pula më nuk ka!,”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 30 korrik 2020 edi rama seanca plenare 30 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 09:46

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...