Politike

Kuvendi miratoi listat e hapura/ Gjoni: Vota ime është është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese

30 Korrik 2020, 11:01 Nga DOSJA
Kuvendi miratoi listat e hapura/ Gjoni: Vota ime është është

TIRANË- Deputeti Ralf Gjoni ka deklaruar se vota e tij është pro ndryshimeve kushtetuese, që mundësojnë hapjen e listave. Në pamundësi për të qenë pjesë e Kuvendit, në një postim  në Facebook ai shprehet se  ka mirënjoje ndaj të gjithë kolegëve që votuan pro listave të hapura.

Reagimi i plotë:

Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë. Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot.

Ndërkohë, pak minuta më parë  Kuvendi miratoi me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Në votim morrën pjesë 106 deputetë, pasi 6 prej tyre kanë munguar. 3 prej deputetëve që nuk ishin në sallë janë të prekur me COVID1-9.  Mes të prekurve është edhe deputeti Ralf Gjoni.

Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seanca plenare 30 korrik 2020 ralf gjoni seanca plenare 30 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 09:46

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...