Politike

VOTOHEN ndryshimet/ Hapen pjesërisht listat dhe hiqen koalicionet parazgjedhore tradicionale

30 Korrik 2020, 10:48 Nga DOSJA
VOTOHEN ndryshimet/ Hapen pjesërisht listat dhe hiqen koalicionet

TIRANË- Kuvendi ka miratuar me 106 vota pro dhe 10 kundër ndryshimet Kushtetuese për hapjen e listave dhe kufizimin e koalicioneve parazgjedhore. Deputeti socialist Alket Hyseni lexoi nominalisht, (hapur), votimin.

116 deputetë morën pjesë në votim, pasi 6 prej tyre kanë munguar. 3 prej deputetëve që nuk ishin në sallë janë të prekur me COVID1-9. Të gjithë deputetët që ishin në Kuvend morën pjesë  në votim.

Kujtim Gjuzi,

Erion Piciri,

Fatjona Dhimitri,

Gjetan Gjetani,

Lefter Maliqi,

Adriatik Alimadhi,

Suzana Topi,

Zef Shtjefni,

Elda Hoti,

Artur Roshi

ishin deputetët që votuan kundër nismës.

Me 106 vota pro dhe 10 kundër, parlamenti shqiptar ka miratuar ndryshimet Kushteutese të propozuara nga opozita e re dhe të mbështetura fort nga kryeministri Edi Rama dhe partia Socialiste.  Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara.

Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve seanca plenare 30 korrik 2020 edi rama hapja e listave dhe heqja e koalicioneve seanca plenare 30 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 09:46

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...