Politike

Rama sulmon nga foltorja e Kuvendit ambasadoren amerikane: Kur thotë se po i vëzhgoj, s’më vjen mirë hiç! Jam kryeministr

30 Korrik 2020, 10:21 Nga DOSJA
Rama sulmon nga foltorja e Kuvendit ambasadoren amerikane: Kur thotë se po

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sulmuar nga Kuvendi, ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Duke cituar deklaratën e saj të djeshme se: Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre, Rama tha se nuk i kishte ardhur fare mirë për fjalën e Kim duke u shprehur se Shqipëria ishte vend sovran. 

“Sot po mbyllim një fazë jo të lehtë, ne e bëmë Reformë. Deri në qershor ishte formalinë. I falenderoj të gjithë për kontributin e dhënë për ta sjellë në Parlament. Falenderoj edhe miqtë e partnerët për përfshrijen. Dua t’i dërgoj një mesazh dhe ta dëgjojnë ashtu siç është; mesazh nga një parlament sovran dhe një kryeministri përfaqëson një parlament sovran. Komisioni i Venecias thotë se shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi, gëzojnë këtë marzh, Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde në lidhje me shpërndarjen e mandateve, Këtë mesazh kanë shpërndarë në unison Venecia, OSBE dhe Gjykata e Strasburgut. Ky është vendim i Republikës së Shqipërisë dhe na takon ne të vendosim ç’do të bëjmë. Nuk është vendim që e ndajmë me ambasadoren amerikane, edhe pse i respektojmë shumë. U bënë 30 vjet dhe nuk mund të bëhen edhe 30 të tjera nëse vazhdojmë të mos i themi gjërat siç janë. Nuk është përgjegjësia e SHBA, BE etj që prej 30 vjetësh kërkojmë në anglisht zgjedhjen e problemeve shqiptare. Nuk është përgjegjësia e tyre, prandaj meritojnë respekt, por kur thotë ambasadorja amerikane që thotë do të vëzhgoj nga larg liderët e partivë nëse do ta mbajnë fjalën, nuk më vjen më mirë. Fare!,”-u shpreh Rama. 

Lajmi kryesor: S’ka më kohë! Sot Kuvendi kalon ndryshimet Kushtetuese për listat dhe koalicionet, parlamenti rikthehet në shtator

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 30 korrik 2020 edi rama seanca plenare 30 korrik 2020

Sondazh

Poll

Politike 30 Korrik 2020, 09:46

TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njoftuar sot në Kuvend, se gjendja e deputetit të prekur me COVID-19, Enver R...