Zjarr në parkimin e një pallati në Fier, digjen disa makina. Banorët në panik, FNSH evakuuon 30 familje
30 Korrik 2020, 07:23Nga DOSJA
FIER– Mbrëmjen e djeshme, në bodrumin e një pallaati në lagjen “15 tetori” në Fier u përfshinë nga flakët disa makina. Policia bën me dije se fillimisht ka marrë flakë një mjet e më pas janë djegur edhe disa makina të tjera. Ndërkohë qytetarët u frikësuan. Në vëndngjarje shkuan punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH të cilët evakuuan 30 familje dhe shuan flakët.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 23:50, në lagjen “15 Tetori” Fier në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flaket edhe disa mjete të tjera. Në vëndngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit. Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Zbardhen identitetet e viktimës dhe vëllait të tij të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut. Dosja.al mëson se viktima është Fiqiri Çalliku, ndë...
ELBASAN- Del fotoja e Regis Runajt, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në Elbasan. 23-vjeçari u morr peng nga disa persona, të cilët e vranë pranë varrezave...
Shjiak- Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin. Mbrëmjen e djeshme, në orën 23:05 u vra me thikë në pronën e tij në Xhafzotaj të Shijakut, 65-vjeçari ...
ELBASAN– Tronditet Elbasani, dy vrasje brenda natës! Rigers Runaj, miku i ngushtë i të ndjerit Emiljano Ramazani, u gjet i masakruar me thikë orët e vona të mbr...
LEZHË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, mblodhi sot në Lezhë drejtorët e Drejtorive vendore të policisë Lezhë, Shkodër, Kukës dhe...