Aktualitet

Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan/ Policia: Sherri ndodhi mes tre personave të dehur, 40-vjeçari u godit me shishe dhe me s

30 Korrik 2020, 05:54 Nga DOSJA
Vrasja e Florian Lamçes në Elbasan/ Policia: Sherri ndodhi mes tre

Elbasan- Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për vrasjen e Florian Lamçes, 40-vjeç. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ku u konfliktuan dy persona të tjerë A.H., 42 vjeç,  S.S., 34 vjeç me 40-vjeçarin. Sipas Policisë gjatë sherrit i 40-vjeçari është goditur me shishe dhe sende të forta.

Njoftimi i Policisë: 

Në orët të para të mëngjesit, në lagjen ” Luigj Gurakuqi”, Elbasan , në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta shtetasit A.H., 42 vjeç, S.S., 34 vjeç, dhe F.L., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi F.L., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy shtetasit e tjerë të perfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën pēr zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe terror ne elbasan florian lamçe terror ne elbasan

Sondazh

Poll