Aktualitet

Kush është 65-vjeçari që u vra në Shijak, grabitësi hyri për t’i vjedhur misrin, u përlesh me viktimën (EMRI)

30 Korrik 2020, 06:25 Nga DOSJA
Kush është 65-vjeçari që u vra në Shijak,

DURRËS- Zbardhen identitetet e viktimës dhe vëllait të tij të plagosur në Xhafzotaj të Shijakut. Dosja.al mëson se viktima është Fiqiri Çalliku, ndërsa ka mbetur i plagosur vëllai i tij, Fadil Çalliku.  Mësohet se dy vëllezërit janë përleshur me grabitësin, që ishte futur në pronën e tyre për të vjedhur misrin. Gjatë përleshjes të dy vëllezërit janë goditur me mjet prerës, të cilin autori po e përdorte për të prerë misrin.  Vëllezërit u dërguan me urgjencë në spital, por 65-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 29.07.2020, rreth orës 23:05, në Xhafzotaj, Shijak, shtetasit F.Ç., 65 vjeç dhe F.Ç., 63 vjeç (vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës, ku shtetasi F.Ç., 65 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fadil çalliku fiqiri çalliku vrasje në shijak fadil çalliku fiqiri çalliku vrasje në shijak

Sondazh

Poll