Aktualitet

E RËNDË në Shijak/ Dy vëllezërit kapin hajdutin e misrit në mes të arës por ai i godet me thikë, humb jetën 65-vjeçar

30 Korrik 2020, 05:59 Nga DOSJA
E RËNDË në Shijak/ Dy vëllezërit kapin hajdutin e

Shjiak- Një tjetër ngjarje e rëndë trondit vendin. Mbrëmjen e djeshme, në orën 23:05 u vra me thikë në pronën e tij në Xhafzotaj të Shijakut, 65-vjeçari Fiqiri Çalliku dhe mbeti i plagosur vëllai i tij, Fadil Çalliku. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa dy vëllezërit pikasën në pronën e tyre grabitësin e misrit. Menjëherë mes tyre nisi një përleshje fizike dhe grabitësi goditi vëllezërit me një mjet prerës, thikë.

Autori u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, pas disa orës në arën me misër shkoi djali i viktimës, i cili ishte shqetësuar për vonesën e të atit dhe xhaxhait. Sapo  mbërriti në pronën e tij, i riu pa të atin dhe xhaxhanë të gjakosur. Ai i mori të dy në krahë dhe i futi në makinën e tij. Menjëherë u nis bashkë me ta drejt spitalit. Kur mbërritën në spital, Fiqiri Çalliku ndërroi jetë, ndërsa vëllai tjetër, Fadili, ndodhet në repartin e Kirurgjisë.  Policia është në kërkim të autorit, i cili ende është i paidentifikuar.

Ndërkohë, 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë orëve të fundit në qytetin e Elbasanit. Mbrëmjen e djeshme u vra me thikë 30-vjeçari, Rigers Runaj, miku i ngushtë i të ndjerit Emiljano Ramazani. Autorët e çuan në në vend të errët pranë varrezave të qytetit, ku e goditën 7 herë me thikë. Ndërsa mëngjesin e sotëm, afër qendrës së qytetit u vra Florian Lamçja. Ngjarja ndodhi gjatë një sherri me 2 persona të tjerë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fadil çalliku fiqiri çalliku vrasje në shijak fadil çalliku fiqiri çalliku vrasje në shijak

Sondazh

Poll