Aktualitet

Terror në Elbasan! Dy vrasje brenda natës, masakrohen me thikë të RREZIKSHMIT. Shoqërohet dhëndri i Qazim Sejdinit, Polici

30 Korrik 2020, 05:04 Nga DOSJA
Terror në Elbasan! Dy vrasje brenda natës, masakrohen me thikë

ELBASAN– Tronditet Elbasani, dy vrasje brenda natës! Rigers Runaj, miku i ngushtë i të ndjerit Emiljano Ramazani, u gjet i masakruar me thikë orët e vona të mbrëmjes së djeshme pranë varrezave në lagjen “Emin Matraxhiu”. 23-vjeçari u gjet i vdekur rreth orës 22:00 por mendohet se është ekzekutuar pak orë më parë pasi ishte gjetur me gjakun e mpiksur.

Edhe pse u gjet i shtrirë në tokë, i qëlluar 7 herë me thikë, plagë që i morën edhe hetën, Policia e Shtetit ka njoftuar se i riu kishte ndërruar jetë në spital. Ndërkohë autorët e krimit kishin pasur kohë të largoheshin të qetë nga vendngjarja duke marrë parasysh gjithashtu faktin se rruga ku edhe u gjet i riu, nuk frekuentohet shumë nga banorët e qytetit. Dyshimi kryesore për vrasjen e 23-vjeçarit, ngelet prishja e pazareve të drogës dhe miqësia që ai kishte me Emiljano Ramazanin, i cili më 20 korrik të këtij viti u qëllua për vdekje brenda makinës së tij.

Dyshohet se eliminimi i Ramazanit ka lidhje me një tjetër vrasje që ka ndodhur në këtë qytet, në vitin 2018 dhe se vrasja e tij është bërë për hakmarrje mes grupeve kriminale që operojnë në Elbasan (grupi i “Sakatit” i cili drejtohet nga 3 vëllezër dhe grupi i “Tarzanit”). Ramazani nuk rezultonte i përfshirë direkt në vrasje por mendohet se ka pasur dijeni ose ka marrë pjesë në role të tjera, duke ndihmuar grupet që kanë kryer ekzekutimet. Duke marrë parasysh miqësinë e ngushtë me Runajn, pista për vrasjen e Ramazanit mund të vlejë edhe për 23-vjeçarin.

Por nuk mbaroi këtu! Grupi hetimor dhe Policia nuk patën “kohë” që të shikonin me kujdes vendin e parë të krimit, pasi një sinjal në radio, i njofton për një vrasje të dytë. Vetëm pak orë pas eliminimit të Runajt, në qendër të qytetit pranë lokal ‘Piazza’, ekzekutohet 40-vjeçari Florian Lamce. Edhe Lamçe njësoj si Runaj, u ekzekutua me armë të ftohtë duke ngritur dyshimet se ka qënë e njëjta dorë ajo që ka nisur “ndëshkimet”.

40-vjeçari ishte i njohur në qytet për shpërndarjen e drograve, madje është proceduar tre herë për këtë veprimtari kriminale ku një herë është dënuar dhe dy herë është deklaruar i pafajshëm, megjithëse në dosje nuk mungonin provat. Gjithashtu Lamçe është hetuar edhe për dy plagosje, ç’ka shton dyshimet se vrasja e tij mund të jetë edhe hakmarrje.

Por Policia ka një version për vrasjen e tij, që nuk lidhet me të shkuarën e tij kriminale; Florian Lamce së bashku me dy persona të tjerë kanë qenë në vendin e ngjarjes të dehur dhe pas një konflikti kanë goditur me shishe dhe mjete të forta njëri-tjetrin. Për këtë arsye Lamce ka ndërruar jetë, ndërsa të tjerët janë plagosur. Po kush ishin ata që e shoqëronin Lamçen? Një prej tyre është identifikuar si Ardiano Hajdari, 42 vjeç ndërsa tjetri është Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhëndri i ish-kryebashkiakut të qytetit, Qazim Sejdini. Të dy pasi janë mjekuar në spital janë marrë në Komisariat, ndërkohë që janë ende të paqarta rrethanat sesi të dy kanë arritur që të eliminojnë shokun e tyre.

Në të gdhirë të mëngjesit të sotëm, Policia ka “blinduar” të gjithë qytetin, duke kërkuar në çdo cep për të dhëna lidhur me vrasjen që tronditën qytetin.

(k.m.f.g.j.v./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe regis runaj terror ne elbasan vrasja e emiljano ramazanit florian lamçe regis runaj terror ne elbasan vrasja e emiljano ramazanit

Sondazh

Poll