Aktualitet

FOTO/ Zbulohet pamja e viktimës në Elbasan, Florjan Lamçe u masakrua me thikë, dyshohet se ishte i përfshirë në disa vras

30 Korrik 2020, 05:42 Nga DOSJA
FOTO/ Zbulohet pamja e viktimës në Elbasan, Florjan Lamçe u

Elbasan- Del fotoja e Florjan Lamçes, që vura me thikë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. 40-vjeçari u vra me thikë në qendër të qytetit, në afërsi të muzeut Etnografik, pranë lokal ‘Piazza”. Nuk dihen ende autorët e ngjarjes së rëndë. Deri më tani policia ka shoqëruar disa persona.

Por kush është Florian Lamçja? 

Mësohet se 40-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Ai është  i dënuar me tre vite burg për akuzën e ‘pengimit të zbardhjes së vërtetës’, e po ashtu ka qenë i përfshirë edhe në dy plagosje. Gjithashtu dyshohet se Lamçe mund të jetë përdorur edhe si vrasës me pagesë nga grupet kriminale në Elbasan. Policia për vrasjen e tij  po heton në dy pista, atë të hakmarrjes dhe prishjes së pazareve të drogës.

Po kështu, Lamçe është  është i vëllai i  Olti Lamçe, i cili është dënuar me 24 vite burg për vrasje. Ky i fundit në vitin 2011 vrau pronarin e disko ‘Tekiles’, Almir Canin.

Kjo është vrasja e dytë që ndodh brenda pak orësh në Elbasan. Mbrëmë u qëllua 7 herë me thikë Rigers Runaj. Ai u mor peng nga disa persona, të cilët e vranë pranë varrezave të qytetit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçe terror ne elbasan florian lamçe terror ne elbasan

Sondazh

Poll